Administrator, Ekspert Biodiversiteti
Dr. Zamir Dedej
Zamir Dedej, i lindur më 4 gusht 1966 në Tiranë, është diplomuar në degën Biologji në Universitetin e Tiranës në vitin 1989, ka marrë gradën Master në vitin 1998 dhe Doktoraturën për ekologjinë detare në vitin 2006. Ka punuar në Institutin e Kërkimeve Biologjike (Akademia e Shkencave) si biolog detar deri në vitin 1998 për 9 vjet (me eksperienca studimi në Itali dhe Izrael), 9 vite të tjera (1998-2007) si Drejtor i Mbrojtjes së Natyrës në Ministrinë e Mjedisit, nga viti 2008-2014 ka drejtuar një OJF kombëtare e quajtur “Instituti i Mbrojtjes së Natyrës në Shqipëri” (INCA), nga shkurti 2015 emërohet si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të krijuara për herë të parë deri në Mars 2022, dhe për momentin është Administrator i kompanisë konsulente iGreen Partners (iGP) dhe punon si i ekspert i pavarur. Në pozicionet e tij të punës jashtë detyrës drejtuese ai mbulonte çështjen e mjedisit në përgjithësi, me theks të veçantë për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit, zonave të mbrojtura, ligatinave, si dhe menaxhimit të burimeve detare dhe ujore, duke qenë një nga ekspertët e kualifikuar kombëtarë në fushën e politikave mjedisore në vend dhe rajon. Së fundmi ai po punon në fushën e ekonominë qarkulluese dhe proçesin e tranzicionit të gjelbër.